Aktualitet

Nuk i deklaronin dhomat e hotelit për të mos paguar taksa, arrestohen dy inspektorë në Shkodër, në kërkim një tjetër

19 Korrik 2019, 09:59 Nga DOSJA
Nuk i deklaronin dhomat e hotelit për të mos paguar taksa, arrestohen

SHKODËR– Dy inspektore në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për korrupsion.

Gjatë disa kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Plazhin e Velipojës janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

Në prangat e policisë ka përfunduar B. P., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe I. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, ndërsa në kërkim është shpallur D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar pronarin e një hoteli duke mos deklaruar numrin real të dhomave me qëllim mospagimin e taksës reale.

Përveç inspektorëve ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për pronarin e hotelit, P. A., 36 vjeç, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akomoduesi”

Arrestohen dy inspektorë të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër dhe shpallet në kërkim një inspektor tjetër i kësaj drejtorie për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“.

Procedohet në gjendje të lirë pronari i një hoteli për “Fshehja e të ardhurave”.

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P. Shkodër, në kuadër të operacionit policor “Akomoduesi” janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve:

B. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

I. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen inspektoret operacioni akomoduesi shkoder arrestohen inspektoret operacioni akomoduesi shkoder

Sondazh

Poll