Aktualitet

Skamja dhe mjerimi ulen këmbëkryq/ 6 fëmijët në familjen Hima flenë pa ngrënë! I ati invalid i dëshpëruar apel për nd

19 Korrik 2019, 10:33 Nga DOSJA
Skamja dhe mjerimi ulen këmbëkryq/ 6 fëmijët në

Skamja, uria dhe varferia janë ulur këmbëkryq në familjën Hima në fshatin Gurëz të Kurbinit. Alfredi është djali i madh i kësaj familje, i cili ka plot gjashtë fëmijë, dhe prej disa vitesh ka pësuar traumë duke humbur njërën dorë.

Fëmiljarët janë të pangrënë, presin nga babaij i tyre të sjellë diçka, por dhe 38-vjeçari e ka të pamundur të sigurojë të ardhura për fëmijët dhe tërë familjen. Është i pamundur të punojë, ndërsa dhe atë pension invaliditeti nuk e siguron më.

Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore nuk ja mundëson një pension sikur më parë. Arsyet sipas tij janë të panjohura për të. Për disa vite përfitonte të ardhurat nga invaliditeti, dhe tashmë ai ndodhet në hall, fëmijët s’kanë çfarë të konsumojnë, i mungon dhe kafshata e gojës- që sipas babaijt të gjashtë fëmijëve Alfredit kjo situatë është mjaft e rëndë për këtë familje.

Në asnjë dyqan s’kanë mundësi të sigurojnë produkte ushqimore, ngaqë janë kudo me borxhe.

Sakaq nëna e tij Xhevrija 74-vjeçare stërmundohet nga e bija e sëmurë, e pavetëdijshme. Të njëtin fat ka dhe vajza e cila nuk përfiton invaliditetin, që sipas 74-vjeçares, është në hall të madh nga kjo situatë e krijuar në familjen e saj.

Familja Hima në fshatin Gurëz të Kurbinit apelon insiticonet për t’i ardhur në ndihmë për të drejtën që ja mundëson ligji, për dy invalidët, por dhe gjashtë fëmijët që duan të rriten si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apel per ndihme familja hima nga kurbini skamja varferia apel per ndihme familja hima nga kurbini skamja varferia

Sondazh

Poll