Bota

Pistoletë, thika dhe boks hekuri, policia e Kosovës aksion në shkollat e Vushtrisë

5 Maj 2022, 15:39 Nga DOSJA
Pistoletë, thika dhe boks hekuri, policia e Kosovës aksion në

KOSOVË- Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e sotme në Komunën e Vushtrrisë ka sekuestruar shtatë thika, një boks te hekurit, një pistoletë plastike dhe mjete të tjera.

Sipas njoftimit të policisë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me sigurinë në shkollë.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta  në Vushtrri. Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

Vushtrri, 05 Maj 2022

Në kuadër të veprimeve dhe  masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri,  gjatë ditës së sotme kanë zbatuar  masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta  në Vushtrri.

Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.

Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves sekuestrohet arme ne kosove policia e kosoves sekuestrohet arme ne kosove

Sondazh

Poll