Bota

Apple i ‘beson’ prodhimin e makinës elektrike shqiptares, Ujkashevic në krye të projektit

5 Maj 2022, 15:30 Nga DOSJA
Apple i ‘beson’ prodhimin e makinës elektrike shqiptares,

SHBA- Në përpjekjen e saj të fundit për të lançuar përfundimisht një makinë elektrike kompania Apple i ‘kërkoi ndihmë’ ish-ekzekutives së Ford-it Desi Ujkashevic, e cila është shqiptare e lindur në Ulqin.

Sipas një raporti në Bloomberg që Apple nuk pranoi ta konfirmonte, kompania me bazë në Kaliforni rekrutoi Ujkashevic, për ta ndihmuar atë të sjellë në treg një automjet vetë-drejtues që mund të dalë në treg në vitin 2025. Nuk u specifikua saktësisht se cili do të jetë roli i saj në projektin e makinave “on-again, off-again” të Apple.

Në momentin e largimit të saj një muaj më parë, Ujkashevic postoi në LinkedIn se ishte “e emocionuar për të filluar aventurën e radhës” pasi u largua si drejtoreshë e zyrës globale të inxhinierisë së sigurisë së automobilave të Fordit. Atje ajo ishte përgjegjëse për të gjitha strategjitë e sigurisë aktuale dhe të ardhshme të programit, duke përfshirë automjetet autonome.

“Shpresoj të vazhdoj të kontribuoj për shoqërinë dhe avancimin e teknologjisë me një qëllim,” shkroi ajo në faqen e mediave sociale, duke shtuar se aspirata e saj do të ishte në fund të fundit të bëjë një botë më të mirë.

Interesi i Apple në këtë fushë ka të ngjarë të jetë për shkak të mundësive që ofrojnë automjetete vetë-drejtuese për sa i përket rrjedhave të reja të të ardhurave. Mercedes-Benz fitoi 24% në operimet e veturave të tij të pasagjerëve në tremujorin e parë, dhe madje edhe operacionet shumë efikase të automobilave të Tesla mezi kaluan 30%.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota apple desi ujkashevic apple desi ujkashevic

Sondazh

Poll