Bota

‘Po ecën shumë ngadalë’, lideri çeçen i zhgënjyer nga Putin: Presim urdhrat e tua për sulm

5 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
‘Po ecën shumë ngadalë’, lideri çeçen i

RUSI- Kreu çeçen Ramzan Kadyrov ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin se po vepron shumë ngadalënë Ukrainë, në një video që tashmë është bërë virale.

Ti shkon shumë ngadalë”– u shpreh Kadyrov.

Ushtaraku, i cili lufton me ushtrinë ruse në Ukrainë dhe njihet për brutalitetin e tij, do të donte urdhra më të ashpra nga Putin. Nga video, në fakt, është e pamundur të mos vërehet njëfarë acarimi, por edhe padurimi. Kadyrov do të dëshironte që Rusia të përdorte të gjithë “fuqinë e zjarrit” të saj për të marrë kontrollin e qyteteve kryesore të Ukrainës.

Ne duhet të fillojmë fazën e dytë të luftës, të hyjmë në qytetet Kharkiv, Kiev, Kherson  dhe të marrim kontrollin e tyre”, tha gjenerali në video. Më pas pati kërcënime për vendet “armiqësore” ku tha se ata duhet të nisin dialogun vetëm me ata që duan tv kenë një marrëdhënie bashkpunimi.

Nëse ata vazhdojnë me sanksione, ne do të luftojmë kundër sanksioneve, nëse ata duan luftë, ne do të luftojmë. Si luftëtar, i kërkoj udhëheqjes së shtetit që ta marrë këtë vendim sa më shpejt të jetë e mundur“. shtoi ai.

Më pas Kadyrov e bëri të qartë se ishte i gatshëm, së bashku me shokët e tij, për çdo urdhër që i caktohej dhe tha se pret vetëm urdhrin e Putinit. Nuk do të ishte as hera e parë që lideri çeçen kritikon strategjinë ushtarake të Putin rreth një muaj më parë, në fakt, ai dyshohet se akuzoi presidentin se nuk kishte sulmuar Kievin.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov vladimir putin lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov vladimir putin

Sondazh

Poll