Bota

Presidenti i BE-së: Të shiten asetet e sekuestruara ruse për të rindërtuar Ukrainën

5 Maj 2022, 14:52 Nga DOSJA
Presidenti i BE-së: Të shiten asetet e sekuestruara ruse për

BRUKSEL– BE-ja duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse që ka kapur dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën e dëmtuar nga lufta, tha shefi i BE-së Charles Michel në një intervistë ditën e sotme. Ai është zyrtari i parë i lartë i BE që propozoi konfiskimin e pasurive të oligarkëve.

Sipas mediave të huaja, sugjerimi i bën jehonë një ideje tashmë të përhapur në Shtetet e Bashkuara dhe vjen ndërsa grupet e punës të BE-së dhe SHBA-së gjurmojnë dhe bllokojnë jahte, pallate, llogari bankare, helikopterë dhe vepra arti në pronësi të oligarkëve rusë të sanksionuar nga Perëndimi.

Personalisht, jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, për ta vënë atë në dispozicion për rindërtimin e vendit” tha Michel.

BE-ja tha në fillim të muajit të kaluar se kishte ngrirë 30 miliardë euro në asete të lidhura me individë rusë dhe bjellorusë në listën e zezë. Pyetja tani është se çfarë të bëhet me ato pasuri.

Qeveria e Ukrainës në prill vlerësoi se kostoja e rindërtimit pas luftës ishte të paktën 600 miliardë dollarë. BE, SHBA, Britania dhe Kanadaja kanë zgjeruar vazhdimisht listat e tyre të rusëve të pasur të sanksionuar që mendohet se ndikojnë ose përfitojnë nga pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj properëndimor.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden propozoi që asetet e sekuestruara të oligarkëve të “shiten” për “të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës”.

Konfiskimi i pasurive të individëve të sanksionuar nuk është aq i thjeshtë dhe do të ishte një proces i vështirë dhe i gjatë”,- tha ai.

Por ai tha se ka ngarkuar shërbimin ligjor të Këshillit Evropian që të gjejë mënyra për ta bërë atë të funksionojë “në përputhje me parimet e sundimit të ligjit”. Prona perëndimore në Rusi ka të ngjarë të nacionalizohet në rast se asetet e ngrira ruse shiten. Ekspozimi ndaj Rusisë i firmave perëndimore vlerësohet në shifra më të larta se asetet e ngrira ruse.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota charles michel sanksionet ndaj rusise charles michel sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll