Bota

I preu kokën pëllumbit, 50-vjeçari në Greqi dënohet me 12 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë

5 Maj 2022, 15:17 Nga DOSJA
I preu kokën pëllumbit, 50-vjeçari në Greqi dënohet

GREQI- Një 50-vjeçar që i preu kokën një pëllumbi është dënuar me 12 muaj burg dhe 5000 euro gjobë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 në Kymina të Selanikut dhe ka marrë rrugën e drejtësisë, pas një padie të ngritur ndaj tij nga kushëriri i tij, me pretendimin se pëllumbi ishte i tij.

Sipas Protothemës, kjo nuk u vërtetua, sipas vendimit të Gjykatës së Selanikut, por rezultoi se i akuzuari në fakt e ka vrarë zogun. Vetë ai në kërkim të faljes deklaroi se shpendi ishte i tij. Ai ka pranuar se ia ka prerë kokën pasi më herët është goditur nga një skifteri dhe pavarësisht përpjekjeve për ta trajtuar dhe qepur ai nuk do të mbijetonte..

Më erdhi keq dhe nuk doja që të vuante” , tha ai në dëshminë e tij.

Ndërkohë 55-vjeçari ka folur për hakmarrje në dëshminë e tij, duke pretenduar se kushëriri i tij pasi ka gjetur pëllumbin (raca “dunekia”), ka kërkuar para për t’ia kthyer. Ai dëshmoi se për shkak të këtij incidenti, marrëdhëniet mes të dyve “u prishën”.

Kundër vendimit të mësipërm 50-vjeçari ka bërë ankim për t’u gjykuar sërish nga një gjykatë më e lartë.

Keqtrajtimi i kafshëve është kthyer në qendër të vëmendjes në shtetin fqinj ku 2 ditë më parë u vu në pranga një i ri shqiptar pasi u shfaq në një video duke shkelmuar një mace në një tavernë greke.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni arrestohet 50-vjecari ne greqi arrestohet 50-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll