Bota

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë mbledh 6.5 miliardë dollarë për Ukrainën

5 Maj 2022, 12:59 Nga DOSJA
Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë

POLONI– Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar ditën e sotme mblodhi 6.5 miliardë dollarë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta, tha kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki.

Sipas Reuters, vende të tilla si Finlanda, Republika Çeke, Shqipëria dhe të tjera premtuan miliona euro për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe ushtarake në Ukrainë si pjesë e konferencës së organizuar nga Polonia dhe Suedia.

Komisioni Evropian gjithashtu premtoi 200 milionë euro ndihmë për personat e zhvendosur në Ukrainë, tha në një deklaratë.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e Donatorëve/ Rama merr pjesë në Varshavë, ‘paketa’ ndihmë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll