Aktualitet

Rinasi me një sens kalimi/Banorët ia arrijnë qëllimit pas 4 ditëve tubim,ARRSH:Hapet rruga!

5 Maj 2022, 08:12 Nga DOSJA
Rinasi me një sens kalimi/Banorët ia arrijnë qëllimit pas 4

TIRANË– Rruga e Rinasit bëhet me dy sense kalimi! Pas 4 ditëve protestë, banorët e zonës kanë marrë një përgjigje pozitive nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, shkruhet se rruga do të kthehet në gjendjen e mëparshme për të lejuar qarkullimin me dy sense. Por megjithatë kanë bërë apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu i vendit të mos përdorin të gjithë këtë aks, në mënyrë që të mos rëndojnë trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Fillimisht banorët nuk e besuan hapjen e rrugës, deri në momentin kur mjetet filluan të grumbulloheshin para tyre. Kështu banorët kuptuan se ishin hequr pengesat që të fusin nga Ahmetaqi në Rinas. Ndaj dhe vendosën që të shpërndanin protestën dhe të kthenin në shkollë fëmijët që ishin gjithashtu me ta në tubim, pasi sot ishte dita e dytë që mungonin.

Por si ka nisur e gjitha? Pse protestonin qytetarët?

Që prej datës 1 maj, ARRSH vendosi që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vinin nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndiqnin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkonin drejt Rinasit, nuk do të mund që të përdorin rrugën. Rruga e vetme për ta ishte dalja tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës. Kështu që, prej datës 1 maj deri më sot, banorët e zonës dolën në protestë, ndërsa në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Xhelal Mziu, Andia Ulliri, Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Balluku APEL shoferëve: Drejtuesit e automjeteve drejt Veriut të shmangin ‘Rinasin’

Protestuan për 4 ditë! Banorët e Rinasit entuziazmohen: Edi Rama bravo!

Hapet rruga e Rinasit, banorët: Është mashtrim

4 ditë protesta! ARRSH: Rruga e Rinasit do të hapet me dy kalime

Protesta/ Drejtoresha e shkollës në Rinas i bashkohet qytetarëve: Unë jam me banorët

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll