E shkuara e Metës, u dënua me 4 muaj burg pasi vodhi shtëpinë e hallës së tij
5 Maj 2022, 10:56Nga DOSJA
TIRANË-Ilvi Meta ka qënë i dënuar edhe më parë. I riu i cili u vëtëvra mbrëmjen e kaluar brenda ambienteve të komisariatit të Kavajës, ka qënë i dënuar me 4 muaj burg për vjedhjen e shtëpisë së hallës. Ka qenë gjykata e Durrësit që për herë të parë e pati dënuar me burg të riun nga Kavaja, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta brenda komisariatit të policisë së Kavajës. Ishte vjeshta e vitit 2010, kur Ilvi Meta doli para gjykatës për vjedhjen e mallrave në vlerën e 60 mijë lekëve.
Meta është skeduar nga policia që në mars të vitit 2009, kur pas një denoncimi për vjedhjen e një apartamenti në Kavajë, hetimeve dhe një akti daktiloskopik ku rezultonte gjurma e gishtit të tij, rezultoi se kishte vjedhur shtëpinë e hallës së vet.
Po ashtu, ai akuzohej për vjedhjen e një makine qepëse dhe makine pllakash nga një banesë në Kavajë në 2 prill.
ITALI-Një mëngjes nëntori të vitit 2018, Dritan Shoraj ishte shndërruar nga një profesor i vlerësuar në Universitetin Shqiptar të Tiranës në një trafikant droge...
TIRANË- Antonio Guastalegname, i penduari i mafies kalabreze Ndrangheta, ka trazuar ujërat në Shqipëri. Me deponimin që ka bërë pranë autoriteteve italiane...
TIRANË– Agim Meta, babai i të riut Ilvi Meta, që humbi jetën dje në qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Kavajës, deklaroi sot se do të kërkojë d...
TIRANË– Ditën e sotme, në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, janë përkujtuar punonjësit e policisë të rënë në detyrë. Në Akademinë e ...
ELBASAN– Ka marrë fund aventura e arratisjes së dy adoleshentëve nga qyteti i Elbasanit, të cilët u larguan paraditen e se shtunës. Të rinjtë janë gjetur ...