Aktualitet

Familja s’u pranoi dashurinë! Çifti rikthehet në Elbasan, futen në shkollë riedukimi

5 Maj 2022, 07:14 Nga DOSJA
Familja s’u pranoi dashurinë! Çifti rikthehet në Elbasan,

ELBASAN-Fëmijët e moshave 13 dhe 15 vjeç, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” do të rikthehen në Elbasan. Çifti, kishte 6 ditë që ishte larguar nga banesat e tyre, duke pretenduar se familjet nuk u pranonin dashurinë. Dy adoleshentët u lokalizuan në Tiranë ditën e djeshme pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar dy adoleshentët duket qarkulluar në zonën e ‘Shkollës së Bashkuar’ në Tiranë. Të dy, të kapur përdore qarkullonin nëpër kryeqytet, duke u prezantuar kudo si turistë. Por janë pikasur nga Policia dhe janë kthyer në vendin ku banonin dhe mësohet se do të futen në shkollë riedukimi.

Sipas saj, dy të rinjtë kanë pohuar se janë larguar nga shtëpia për shkak të historisë së tyre të dashurisë pasi kishin bindjen se nuk do të pranoheshin nga familjarët. Të miturit mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa e fillimisht janë nisur në drejtim të Funarit, vend turistik. Më pas kanë udhëtuar të shtunën në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit. Me të gdhirë e nesërmja, ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë zbarkuar në ‘Qytet Studenti’ për të njëjtën arsye.

Zhdukja e të miturve është denoncuar ditën e shtunë, kur ata janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë. Kjo pasi prindërit nuk pranonin historinë e dashurisë mes dy adoleshentëve, kjo për shkak të moshës por edhe sepse djali i përkiste komunitetit rom. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘Duhemi, s’menduam se do shkaktonim…’/ Ç’rrëfyen dy adoleshentët nga Elbasani

Zhdukja e adoleshentëve nga Elbasani/ Del videoja që zbuloi të miturit, kapur dorë për dore

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet zhduken dy adoleshente nga elbasani zhduken dy adoleshente nga elbasani

Sondazh

Poll