Aktualitet

Dita e Dëshmorëve/ Ceremonia pranë Memorialit, Çuçi: Garantojmë pagë për fëmijët e tyre

5 Maj 2022, 09:22 Nga DOSJA
Dita e Dëshmorëve/ Ceremonia pranë Memorialit,

TIRANË– Ditën e sotme, në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, janë përkujtuar punonjësit e policisë të rënë në detyrë. Në Akademinë e Sigurisë u mbajt ditën e sotme ceremonia përkujtimore, pranë Memorialit të ri të Dëshmorëve të Policisë. I pranishëm në ceremoni ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Nano deklaroi se me këtë memorial vendit i shtohet edhe një tjetër vepër kujtesës kombëtare, ndërsa Çuçi deklaroi se qeveria do të kujdeset për të gjithë familjarët e të rënëve.

“Të gjithë dëshmorët, nëse kanë rënë në luftë apo në kohë paqeje, kanë një gjë të përbashkët: e deshën Atdheun më shumë se jetën e tyre. Ata dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë, Atdheun tonë, një vend më të sigurt. Ne zgjodhëm 5 Majin për tu përulur edhe një herë përpara veprës së këtyre 225 dëshmorëve të Atdheut, pjesë e trupës së policisë së shtetit. Ne, në shenjë mirënjohjeje, kemi garantuar pagë për çdo fëmijë nën moshën 18-vjeç të një dëshmorë të atdheut, shkollim deri në nivelin master. Dhe duke i garantuar një punë pasi të ketë mbaruar shkollën dhe pasi të ketë mbushur moshën nëse nuk do të ketë dëshirë të vazhdojë shkollën”, tha Çuçi.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dita e deshmoreve dita e deshmoreve

Sondazh

Poll