Aktualitet

VD-Heroinë e ndarë gati për shitje! Kapen kokrra metadoni në Fier, arrestohen dy persona

5 Maj 2022, 08:03 Nga DOSJA
VD-Heroinë e ndarë gati për shitje! Kapen kokrra metadoni në

FIER– Dy persona janë arrestuar në Fier pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Të rinjtë, L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B u kapën në mjetin e tyre tip ‘Benz’. Brenda makinës u gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ato do të akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.


NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Fierit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, duke shitur lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut””

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier arrestim ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2022, 08:27

Hapet rruga e Rinasit, banorët: Është mashtrim

TIRANË– Rruga e Rinasit është hapur me dy sense lëvizje. Kjo u vërtetua live nga gazetarët të cilët u bënë me dije qytetarëve se ARRSH mori vendimin ...