Aktualitet

“Një ministër ndihmonte trafikun e drogës”/SPAK në aksion, kërkon EMRIN, letër italianëve

5 Maj 2022, 09:57 Nga DOSJA
“Një ministër ndihmonte trafikun e drogës”/SPAK

TIRANË- Antonio Guastalegname, i penduari i mafies kalabreze Ndrangheta, ka trazuar ujërat në Shqipëri. Me deponimin që ka bërë pranë autoriteteve italiane ka folur për një ministër (Drejtësie ose i Brendshëm) që ishte përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogave. Sot, pas publikimit të lajmit nga mediat italiane, Prokuroria e Posaçme ka nisur menjëherë nga puna në kërkim të një emri. Autoritetet shqiptare i kanë dërguar një letër porosi atyre italiane për të nxjerrë emrin e personit që deri më tani është mbajtur sekret.

Por çfarë u deklarua nga dje nga Guastalegname?

54-vjeçari, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar “Rinascita Scott” flet për lidhjet e bosëve mafiozë të Ndranghetas me emra të rëndësishëm të politikës shqiptare. Sipas tij, Valerio Navarra, një person shumë i afërt me bosin e drogës Antonio Giuseppe Açorint, i kishte thënë se kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe se subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm. Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se kishte mësuar nga Robert Lazaj, i arrestuar në qershor të 2020.

“Navarra – siç raporton i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare të krimit. Ky i fundit – thotë Guastalegname – kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një farë Eduardi apo Roberti gjatë një udhëtimi në Firence-Bologna.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll