Dita e Dëshmorëve/ Ceremonia pranë Memorialit, Çuçi: Garantojmë pagë për fëmijët e tyre
TIRANË– Ditën e sotme, në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, janë përkujtuar punonjësit e policisë të rënë në detyrë. Në Akademinë e ...
TIRANË– Agim Meta, babai i të riut Ilvi Meta, që humbi jetën dje në qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Kavajës, deklaroi sot se do të kërkojë drejtësi deri në fund për vdekjen e të birit. Gazetari i SYRI TV, që mori intervistën, tha, duke iu referuar familjarëve, por edhe të dhënave që kanë pasur, se ka disa kontradikta në deklaratat zyrtare dhe jozyrtare të Policisë për sa i përket dinamikës ë ngjarjes. Fillimisht prindërit janë lajmëruar se i riu është vetvarur me çarçaf, pastaj ka ndryshuar në vetvrasje me lidhësen e këpucës. Por familja pretendon se këpucët e djalit nuk kishin lidhëse dhe ajo që do ta përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së të riut Ilvi Meta do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore.
Në trup nuk janë konstatuar dëmtime, së paku në pjesën e fytit, që ngre dyshime se edhe ai edhe mund të jetë keqtrajtuar në ambientet e komisariatit. Babai tha se trupin e kanë në shtëpi dhe është bërë autopsia, por ai nuk e di se çfarë ka rezultuar prej saj. “Nuk e kemi hapur arkivolin”. Po ashtu, Agim Meta tha se nuk e ka marrë as çertifikatën e vdekjes së të birit. Autopsinë e kanë bërë në Durrës.”
Pyetja e Syri.tv: Z. Agim, ku ka jetuar kohët e fundit djali juaj, me çfarë është marrë?
Agim Meta: Këtu në Kavajë, shkonte në Greqi, punonte nga 3 muaj, se ashtu ishin vizat. Punonte tre muaj dhe vinte në Shqipëri prapë.
Policia e Kavajës thotë se ka qenë shumë problematik,gjatë viteve të fundit. Sa e vërtetë është kjo?
Agim Meta: Nuk është e vërtetë. Policia u bë problem për atë, jo ai për policinë. Në kuptimin e fjalës që nuk ka shtet, nuk ka polici. Nuk ka. S’ka! Derisa ata nuk më fusnin mua dje në Polici, të takoja atëherë çfarë t’i them unë kësaj policie?!
Çfarë dyshimesh kini ju?
Agim Meta: Dyshoj se fëmijën mua ma kanë vrarë!
SYRI TV: A e keni takuar dje djalin? A ka qenë në kushte të vështira?
Agim Meta: Ka qenë me një shok duke pirë kafe, duke qeshur… E mbajmë mend ata çunat që kanë qenë tek klubi, duke qeshur. Unë isha në punë, se punoj në bashkinë e Kavajës. Nuk kisha shumë kontakt të takohesha me djalin, se ikja në mëngjes, vija në drekë haja bukë, ikja prapë gjatë gjithë ditës. Vetëm kur kam ardhur këtu dhe kam parë lajmet që djali është vetvrarë.
SYRI TV: Pas ngjarjes, a kanë ardhur drejtues të Komisariatit të Kavajës apo të prefekturës apo të institucioneve, prokurorë, për t’iu dhënë sqarime në lidhje me çështjen?
Agim Meta: Asnjë. Asnjë s’më ka kapur. Asnjë nuk më ka ardhur në shtëpi. Asnjë fare. Sikur nuk ka ndodhur gjë fare.
SYRI TV: Ditët e fundit, me çfarë është marrë djali juaj, si e kalonte kohën?
Agim Meta: Bënte vrap, shkonte në plazh, punonte nganjëherë…
SYRI TV: Çfarë hapash do të marrë familja juaj, pas përcjellës së të ndjerit, për kërkimin e drejtësisë?
Agim Meta: Unë dua drejtësi. Dua drejtësi. Do ta ndjek deri në vdekje. Nuk e lë, do t’i kap të gjitha mediat ku janë ku s’janë e do t’i dal përballë.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Ditën e sotme, në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, janë përkujtuar punonjësit e policisë të rënë në detyrë. Në Akademinë e ...
ELBASAN-Fëmijët e moshave 13 dhe 15 vjeç, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” do të rikthehen në Elbasan. Çifti, kishte 6 ditë që ishte...
ELBASAN– Ka marrë fund aventura e arratisjes së dy adoleshentëve nga qyteti i Elbasanit, të cilët u larguan paraditen e se shtunës. Të rinjtë janë gjetur ...
TIRANË– Administratori i ‘Alba Exotic Fruits’, Eduart Dauti është lënë ditën e sotme në masën ‘arrest me burg’, nga Gjykata e...
ITALI– Personi në foto është Elvis Demçe, shqiptari i cili tashmë ndodhet pas hekurave në Itali. Portreti i tij nuk ishte i bërë i ditur më parë ng...
FIER– Dy persona janë arrestuar në Fier pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Të rinjtë, L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M...
Shqipëria do të kontribuojë për Ukrainën duke marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që organizohet në Varshavë, por ende nuk i mbyll portet për anijet ruse. K...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen nga jeta të Ilvi Metës, brenda komisariatit të Kavajës. Kreu i shtetit e konsideron...
GJERMANI –Eljona Isufaj (Kuqi), me profesion infermiere ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Inf...
TIRANË– Mamaja e Ilvi Metaj, ishte në rrugë kur i është njoftuar lajmi se djali i saj ka vdekur. Sipas kushëritit të Ilvit, ajo u zvarrit në tokë dhe...