Aktualitet

Tronditëse/ Përdhunohet 7-vjeçarja në tarracën e shkollës në Durrës, arrestohet i mituri

19 Korrik 2019, 09:41 Nga DOSJA
Tronditëse/ Përdhunohet 7-vjeçarja në tarracën e

DURRËS– Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në Durrës, ku një vajzë vetëm 7 vjeçe është përdhunuar nga dy të mitur.

Burimet bëjnë me dije se vajza është lidhur dhe veprimet e rënda janë kryer në tarracën e shkollës. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pasi ka përfunduar procesi mësimor, ndërsa mësuesit kanë qenë në proces të plotësimit të regjistrave mësimor.

Ajo që ka dhënë alarmin e para ka qënë nënë e vajzës, e cila më 4 korrik ka shkuar në Policinë e Durrësit për të denoncuar ngjarjen.

Pas denoncimit të saj, Policia ka marrë në pyetje vajzën në prani të nënës së saj dhe psikologes.

Të nesërmen Policia ka arrestuar menjëherë një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer aktin, ndërsa njofton se po ndjek në gjendje të lirë një tjetër të mitur.

Ndryshe nga Policia, Prokuroria e Durrësit ka dhënë një tjetër version lidhur me ngjarjen. Prokuroria shkruan në njoftimin e saj zyrtar se ndaj vajzës as nuk ka ndodhur dhe as nuk është tentar që të ndodhë ndonjë abuzim seksual.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu për përdhunim ngjarje e rëndë në durrës përdhunohet 7-vjeçarja në durrës arrestohet i riu për përdhunim ngjarje e rëndë në durrës përdhunohet 7-vjeçarja në durrës

Sondazh

Poll