Aktualitet

Mban peng garën për kryeprokuror, del para KPK-së Olsian Çela

19 Korrik 2019, 08:38 Nga DOSJA
Mban peng garën për kryeprokuror, del para KPK-së Olsian

Tiranë- Ditwn e sotme nw Komisionin e Pavarur tw Kualifikimit wshtw zhvilluar seanca dëgjimore për Olsian Çelën, kandidatin për kryeprokuror.

Trupa gjykuese përbëhet ga Lulzim Hamitaj kryetar, Brunilda Bekteshi anëtare, Ilia Komici relator.Mësohet se prokurori është paraqitur i vetëm, pa praninë e një avokati mbrojtës.

Deri më tani sipas deklarimeve në KPK, Çela nuk ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe ka të ardhura të ligjshme. “Nuk janë konstatuar deklarime të rreme për deklarimin e pasurisë”, njofton KPK.

Theksojmë se Çela zotëron një apartament 77 metra katrorë në zonën e Don Boskos së bashku me të ëmën e tij. Ndërkohë që KPK ka deklaruar se subjekti i rivlerësimit i ka marrë një shtetase një hua prej 800 mijë lekësh, ndërsa dhënësja e justifikon burimin e të ardhurave.

KPK u ndal dhe tek një procedim penal i pushuar nga Çela dhe një tjetër prokuror për shtetasin P.B të dyshuar si trafikant klandestinësh, ndërsa Çela u mbrojt duke thënë se nga hetimi proaktiv u vunë në vështirësi për të gjetur prova pasi policia gjyqësore nuk kreu detyrën.

Vendimi për Çelën do të jepet më 23 korrik, ndërsa me këtë vendim pritet të zhbllokohet edhe gara për kryeprokurorin ku ai garon krah Arta Markut, Fatjona Memçajt dhe avokatit Lulzim Alushaj.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuor kpk olsian cela olsian çela kpk vettingu gara për kryeprokuor kpk olsian cela olsian çela kpk vettingu

Sondazh

Poll