Aktualitet

Pakicat Rome dhe Egjiptiane protestë para Kryeministrisë: As drita nuk kemi… vetëm lypim

19 Korrik 2019, 09:09 Nga DOSJA
Pakicat Rome dhe Egjiptiane protestë para Kryeministrisë: As drita nuk

TIRANË-  Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mesditën e sotme para kryeministrisë është zhvilluar protesta e aktivistëve të pakicave Rome dhe Egjiptiane  në vendin tonë.

Protesta e tyre po zhvillohet mes thirrjes “Kthema dritën!” pasi neni 95 i Kushtetutës nuk është miratuar nga Këshilli i Ministrave duke shkaktuar pasoja negative për mijëra familje e varfra.

“Nuk kemi as drita, nuk kemi as ujë vetëm lypim”, u shprehën ata.

Përveç aktivistëve, protesta u mbështet edhe nga Organizata Politike, e cila shprehej se  solidarizohej me kërkesat e drejta të këtij komuniteti për të pasur energji elektrike.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet organizata politike protesta per energjine elektrike organizata politike protesta per energjine elektrike

Sondazh

Poll