Aktualitet

E trishtë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, infermierja shqiptare ndërron jetë në Gjermani

5 Maj 2022, 09:05 Nga DOSJA
E trishtë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, infermierja

GJERMANI –Eljona Isufaj (Kuqi), me profesion infermiere ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e të ndjerës. Isufaj kishte një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në maternitetin e Fierit, ndërkohë që ishte shpërngulur në Gjermani prej 2 vitesh me familjen e saj. 

NJOFTIMI:

Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë znj. Eljona Isufaj( Kuqi). Znj. Eljona lindur më 31.03.1984, me një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në martenitetin e Fierit. Diplomuar në Universitetit e Tiranës, dega Infermieri, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm pranë pacientëve. Kishte rreth 2 vite e shpërngulur në gjermani për një jete më të mirë për dy fëmijët e saj të mitur. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, të afërmeve dhe kolegëve, Qoftë i paharruar kujtimi saj.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet eljona isufaj eljona isufaj (kuqi) gjermani infermiere vdes infermierja shqiptare eljona isufaj eljona isufaj (kuqi) gjermani infermiere vdes infermierja shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2022, 08:27

Hapet rruga e Rinasit, banorët: Është mashtrim

TIRANË– Rruga e Rinasit është hapur me dy sense lëvizje. Kjo u vërtetua live nga gazetarët të cilët u bënë me dije qytetarëve se ARRSH mori vendimin ...