Aktualitet

Vetëvrasja e Metajt në komisariat, kushëriri: Nëna e tij u zvarrit në rrugë duke ulëritur

5 Maj 2022, 09:00 Nga DOSJA
Vetëvrasja e Metajt në komisariat, kushëriri: Nëna e tij u

TIRANË– Mamaja e Ilvi Metaj, ishte në rrugë kur i është njoftuar lajmi se djali i saj ka vdekur. Sipas kushëritit të Ilvit, ajo u zvarrit në tokë dhe ulëriste nga dhimbja. Ai pretendon se kushëriri i ri nuk ka vrarë veten, pasi sipas tij një qelia është ndërtuar në një mënyrë të tillë që dikush nuk arrijnë të bëjë varje.

“Kemi kontrolluar trupin me te atin dhe djalin e xhaxhit, dyshohet që është mbytur. Ka shenja në qafë, por vetëm përpara jo në të gjithë qafën. Është e vërtetë që është mbytur nga kapuçi. Kur është kontrolluar trupi nuk është konstatuar nxirje në fytyrë në dallim me rastin kur dikush mbytet. Prej autopsisë nuk dallojmë shenja në trup pasi është i çarë. Në komisariat nuk ka vend ku të varet, është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk arrin të bëjë varje, dritaret janë 3 metra të larta dhe nuk arrin deri tek dritarja pasi dhe gjatësia e rripit nuk del. Policia nuk e ka çuar në ambientet e paraburgimit, ndërkohë ai ka pasur urdhër arrest. Urdhër arresti ka dalë për një vjedhje për të cilën askush nuk ishte në dijeni dhe nuk ka pasur verifikime të shenjave të gishtërinjve. Policia nuk na njoftoi. Mamaja e të ndjerit ka qenë në rrugë kur i është njoftuar lajmi dhe e ka marrë të gjithë rrugën zvarrë duke ulëritur. Kur trupi u dërgua në morg, nuk na lanë ta shihnim përpara ekspertizës, nuk na pyetën, familjarët i ndaluan ta shihnin përpara se të behej autopsia. Nuk na është dhënë asnjë informacion nga policia dhe spitali, por gjithçka e kemi mësuar nga mediat.”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Vetëvrasja e të riut në qeli, arrestohen 3 punonjësit e policisë së Kavajës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet vetevaret ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2022, 08:27

Hapet rruga e Rinasit, banorët: Është mashtrim

TIRANË– Rruga e Rinasit është hapur me dy sense lëvizje. Kjo u vërtetua live nga gazetarët të cilët u bënë me dije qytetarëve se ARRSH mori vendimin ...

Aktualitet 5 Maj 2022, 06:43

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit!

TIRANË– Më 5 maj shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptar...