Bota

Sfidë e madhe për qeverine e Erdogan-it pas rritjes së inflacioni me 70% në Turqi

5 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA
Sfidë e madhe për qeverine e Erdogan-it pas rritjes së inflacioni

TURQI- Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj. Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind.

Ekonomistët argumentojnë se problemet sociale në Turqi janë si pasojë e strategjisë jokonvencionale ekonomike të Erdoganit, që ka detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi.

Erdogan insiston se ulja e normave të interesit është e nevojshme për të ulur çmimet e konsumit.

Niveli i lartë i inflacionit po ashtu i atribuohet kolapsimit të monedhës kombëtare turke, lira, që ka bërë që të shtrenjtohen importet e energjisë.

Marrë nga REL. 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota recep tayyp erdogan rritet inflacioni ne tuqi turqi recep tayyp erdogan rritet inflacioni ne tuqi turqi

Sondazh

Poll