Bota

Kreu i administratës ushtarake: Të paktën 25 civilë janë plagosur gjatë sulmeve në Donetsk

5 Maj 2022, 08:29 Nga DOSJA
Kreu i administratës ushtarake: Të paktën 25 civilë

UKRAINË- Kreu i administratës ushtarake rajonale në zonën e Kramatorsk të Donetsk, Pavlo Kyrylenko ka thënë se të paktën 25 persona janë plagosur gjatë bombardimeve ruse gjatë natës.

Sipas Sky news, Pavlo Kyrylenko tha se nëntë shtëpi, një shkollë dhe pjesë të infrastrukturës civile u dëmtuan gjatë sulmit nga forcat ruse të mërkurën mbrëma.

“Po vazhdojnë sulmet në Marinka, armiku po përdor armë të rënda. Rusët ende po përpiqen të mbjellin panik në Donetsk, por ata nuk kanë asnjë shans”-tha zoti Kyrylenko. 

Granatimet masive u raportuan përgjatë gjithë vijës së frontit, me dëme të tjera të konfirmuara në qytetin e Chasiv Yar. Në Avdiivka, të paktën tre shtëpi u shkatërruan ndërkohë edhe linjat e energjisë u rrëzuan.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(j.c)/dosja.al 

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi pavlo kyrylenko lufta ukraine-rusi pavlo kyrylenko

Sondazh

Poll