Bota

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: S’ndryshojmë dot mendimin e Gjermanisë për Kosovën, kam frikë

5 Maj 2022, 08:04 Nga DOSJA
Takimi me Kurtin/ Vuçiç: S’ndryshojmë dot mendimin e

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për çështje të rëndësishme nga Gjermania, duke përfshirë edhe Kosovën. Në një intervistë të raportuar nga Blic, Vuçiç tha se ishte e rëndësishme të bisedohej me përfaqësuesit gjermanë, duke e konsideruar si vendin më të madh dhe më të rëndësishëm në Europë. 

“Nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për çështjen e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë. Jam i kënaqur me interesin e madh të qeverisë gjermane për të na dëgjuar, ky është një lajm i rëndësishëm dhe i madh. Shkëmbimi tregtar i Serbisë me Gjermaninë do të jetë më i lartë se 7 miliardë, që do të thotë se ata po bëhen partnerët tanë,”– tha presidenti serb.

I pyetur për bisedën e djeshme me kancelarin Scholz, Vuçiç tha se Scholz ishte një njeri i denjë dhe se problemi ishte se “ne jemi tmerrësisht sipërfaqësorë dhe nuk dëgjojmë çfarë na thonë bashkëbiseduesit tanë”.

“A e dëgjuat Olaf Scholz-in, çfarë tha saktësisht, dhe kur mendon se është fajtor për ngjarjet në Bosnje, desha të them diçka tjetër për atë që ai mendon se duhet të ndodhë në Kosovë, për sanksionet dhe gjithçka. A mendoni se ka mundësi të mos të më ketë dhënë diçka në takim,”-shtoi ai. Ndërsa nuk la pa përmendur se deklaratat publike janë gjithmonë një “pasqyrë” më e dobët e asaj që ndodhi në takim.

Pozicioni ynë është i vështirë, pozicioni ynë është tmerrësisht i ndërlikuar, deklaratat e presidentit Putin janë edhe më të ndërlikuara… Në kuptimin politik, kam frikë nga gjithçka që vijon.”

Dje, në një konferencë për shtyp, kancelari gjerman Scholz vlerësoi se vendet kandidate duhet të jenë të bashkuara me BE-në në dënimin e “luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës” dhe se duhet t’i bashkohen sanksioneve. Përveç Vuçiçit, Scholz, ka ftuar në takim edhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe kryeministrin e Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurtin.

Marrë nga Blic

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 06:22

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet...