Bota

VD/ Pamjet me dron tregojnë betejat e mercenarëve të Wagner në Donbas

5 Maj 2022, 07:54 Nga DOSJA
VD/ Pamjet me dron tregojnë betejat e mercenarëve të Wagner

UKRAINË- Mercenarët e organizatës paraushtarake ruse Wager, shihen për herë të parë në një video në Ukrainë.
Një një video të regjistruar nga një dron në Ukrainën lindore në qytetin Popasnaya, duken ushtarët që po shkojnë shtëpi më shtëpi që të vrasin ukrainasit.

Sipas Proto Thema, nga videoja kuptohet se ata tashmë kanë filluar të rigrupohen. Pamjet erdhën pasi inteligjenca britanike tha dje se forcat ruse “po luftonin për të thyer mbrojtjen dhe për të zhvilluar vrull” në betejën për Donbass, rezultati i së cilës shihet si vendimtar për luftën e përgjithshme.

Pamjet e mercenarëve të Wagner u shfaqën për herë të parë në kanalin Telegram të kolonel Kassed një bloger pro-rus i quajtur Boris Rozin, i cili publikon lajme nga Ukraina.

Disa nga betejat më të ashpra po zhvillohen aktualisht në Popasnaya dhe Lyman, rreth 35 milje në veri, ndërsa rusët përpiqen të rrethojnë qytetet Sheverodonetsk dhe Lysitshansk, të cilat shtrihen përgjatë lumit Donetsk.

Në këtë mënyrë do t’i shkëputnin mbrojtësit ukrainas nga përforcimet dhe do ta bënin më të lehtë pushtimin e qyteteve.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(J.C)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota video galeri boris rozin intelligjenca britanike lufta ukraine-rusi wager boris rozin intelligjenca britanike lufta ukraine-rusi wager

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 06:22

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet...

Bota 5 Maj 2022, 06:19

Pritet nisja e armëpushimit treditor në Mariupol

Një armëpushim i paralajmëruar nga Rusia pritet të nisë të enjten në fabrikën Azovstal në Mariupol, me qëllim të evakuimit të civilëve, teksa ushtarët ukrainas ...