Bota

BE heq bankën më të madhe ruse nga sistemi SWIFT: Përse është e rëndësishme?

5 Maj 2022, 09:07 Nga DOSJA
BE heq bankën më të madhe ruse nga sistemi SWIFT: Përse

Banka më e madhe e Rusisë do të përjashtohet nga sistemi i pagesave SWIFT, njoftoitë mërkurën presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Sberbank është në mesin e tri bankave ruse që do të sanksionohen si pjesë e paketës së gjashtë të masave ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Europian kundrejt Rusisë.

Qeveria e Ukrainës ka kërkuar përjashtimin e plotë të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar bankar.

“Nuk do të tregohem diplomatik mbi këtë çështje. Cilido që ka dyshime nëse Rusia duhet të përjashtohet nga SWIFT-i apo jo, duhet të kuptojë që gjaku i pafajshëm i burrave, grave dhe fëmijëve ukrainas do të jetë në duart e tyre”, shkroi në Twitter një ditë pas fillimit së pushtimit rus, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba.

Por çfarë është SWIFT-i dhe çfarë ndodh kur një banke i hiqet qasja nga ky sistem?

SWIFT, shkurtimi i togfjalëshit “Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndër-bankar Botëror”, është një sistem i sigurt mesazhesh i cili thjeshtëson pagesat e shpejta ndërkufitare.

SWIFT-i është një sistem tejet i besuar dhe i sigurt i cili lejon bankat të përpunojnë vëllime të mëdha transaksionesh në një hark kohor shumë të shkurtër.

Sistemi me seli kryesore në Belgjikë përdorët nga mbi 11,000 institucione financiare në më shumë se 200 shtete të botës, për t’i dërguar apo transferuar para dhe informacion njëra-tjetrës.

Përse ka rëndësi përjashtimi nga sistemi SWIFT?

Përjashtimi i bankave ruse e bën shumë më të vështirë qasjen në tregjet financiare anë e mbanë botës.

E si për rrjedhojë, kjo e vështirëson shumë – për të mos thënë e bën të pamundur për biznesmenët rusë me llogari në këto banka që të importojnë apo eksportojnë mallra, si dhe të huazojnë e investojnë jashtë Rusisë.

Marrë nga Euronews. 

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota swift ursula von der leyen swift ursula von der leyen

Sondazh

Poll