Aktualitet

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anila Guri, shkon në 2 numri i kandidatëve të Kushtetueses që nuk kalojnë Vettingun

19 Korrik 2019, 07:40 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anila Guri, shkon në 2 numri i

Tiranë- Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anila Guri Kristani, kandidatja për Gjykatën Kushtetuese. Guri gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nuk ka kaluar me sukses Vettingun. KPK deklaroi se gjyqtarja kishte probleme me pasurinë.

Sipas raportit të ILDKPKI-së gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”. Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Alma Faskaj relatore dhe Suela Zhegu anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Theksojmë se vetmja kandidate nga gjyqtarët, për në Kushtetuese që ka kaluar vettingun është gjyqtarja Regleta Panajoti, e cila nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka rezultuar se nuk ka probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral.

Një ditë më parë u shkarkua nga detyra edhe Ilir Mustafaj, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës i cili ishte edhe  kandidat për Gjykatën Kushtetuese Gjyqtari deklaroi se do ta ankimojë vendimin.(lexo këtu)

Deri më tani në procesin e vettingut janë shkarkuar 67 gjyqtarë dhe prokurorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila guri kristani gjykata kushtetuese vettingu anila guri kristani gjykata kushtetuese vettingu

Sondazh

Poll