Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë Krujë, Petrit Çanon

19 Korrik 2019, 07:24 Nga DOSJA
KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë Krujë,

Tiranë- KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë Krujë, Petrit Çanon. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e cila drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Seanca në KPK:

Ai kaloi me sukses të tria kriteret e rivlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional.  Çano u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës pasi Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk gjeti lidhje të tij me persona me precedent kriminal.

Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndaj tij ishte vetme një denoncim i një qytetari nga Kruja me mbiemrin Bami, që thoshte se makina e tij e parkuar është goditur nga një tjetër automjet që shofere ishte vajza e prokurorit.

“Këto të dhëna nuk lidhen me vajzën time dhe në atë periudhë vajza nuk ka pasur makinë dhe nuk jetonte në të njëjtin pallat. Nuk jemi përgjegjës dhe nuk kam shkelur etikën. E kam takuar për sqarim dhe komunikimi im ka qenë korrekt,” është shprehur Çano gjatë seancës dëgjimore në KPK.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konfirmon në detyrë drejtuesi i prokurorisë krujë petrit çanon vettingu konfirmon në detyrë drejtuesi i prokurorisë krujë petrit çanon vettingu

Sondazh

Poll