Aktualitet

Arratisja e shqiptarëve nga burgu në Greqi/ Njëri vuante dënimin e përjetshëm (DETAJE)

19 Korrik 2019, 07:13 Nga DOSJA
Arratisja e shqiptarëve nga burgu në Greqi/ Njëri vuante

Greqi-Dalin detaje te reja për dy të arratisurit nga burgu i Kasandrës në Greqi.  Mësohet se dy shqiptarë të moshave 31 dhe 33 vjeç janë arratisur nga burgu i Kasandres, ku arratisja për njërin prej tyre është i dyti rast.  Sipas medieve greke, kjo e fundit ishte një arratisje spektakolare.

Si u arratisën?

Dy shqiptarët u arratisën para dy ditësh dhe nuk u paraqitën në numërimin e mëngjesit të së martës. Ata janë të moshave 31 dhe 33 vjeç dhe kryenin dënimin në një burg bujqësor në Kasandra të Halkidikis, pothuajse ishin gjysmë të lirë.

Media greke raportojnë  se ata mbajnë në kurriz dënime të renda për tentative vrasjeje dhe vrasje.  Njëri  është i dënuar me burgim te përjetshëm për vrasje dhe tjetri me 12 vite burg. Hetimet e policisë kanë filluar, ndërsa janë vënë në dijeni doganat, aeroportet.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët arratisen nga burgjet greke, pasi në qershor nga burgu i Koridhalosit u arratisën 2 të tjerë duke kërcënuar me thikë rojet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratisja e shqiptarëve nga burgu burgu i kasandres greqi arratisja e shqiptarëve nga burgu burgu i kasandres greqi

Sondazh

Poll