Aktualitet

Djali iu vetëvar në komisariat, babai: Policë qen, ma morën për një derë, do ta sjell thanë

4 Maj 2022, 18:39 Nga DOSJA
Djali iu vetëvar në komisariat, babai: Policë qen, ma morën

KAVAJË– Babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta që u vetëvra në Komisariatin e Policisë së Kavajës, Agim Meta hedh akuza të forta ndaj efektivëve që kanë shoqëruar të birin. Në një prononcim për Top-Channel, Meta shprehet se ia kanë akuzuar djalin për vjedhjen e një dere alumini. Ai tregon sa lajmin e hidhur e ka marrë vesh pasi ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur të shoqen e vajzën duke qarë. 

Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan,vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion,”- tha babai.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 28-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet agim meta ilvi meta vetevaret ilvi meta agim meta ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll