Aktualitet

Kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar 36-vjeçarin, arrestohet për vjedhje celularësh (VD)

19 Korrik 2019, 06:36 Nga DOSJA
Kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar 36-vjeçarin, arrestohet për

Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 36-vjeçar pasi akuzohet s eka vjedhur dy celularë me vlerë 70 mijë lekë. Nga policia është arrestuar personi me iniciale A.A. Po kështu është arrestuar edhe një 27-vjeçar me iniciale E.G për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për zbardhjen, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe ndalohet një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marrra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi E.G. ishte shpallur person në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari vjedhje celularësh arrestohet 36 vjecari vjedhje celularësh

Sondazh

Poll