PËRGJIMET/”Duan me na myt”,gjyshja shkon tek Ergys Malja në burg,i mituri e qetëson: Jo, jo
4 Maj 2022, 10:03Nga DOSJA
KAVAJË- I mituri, Ergys Malja është vizituar nga gjyshja e tij teksa ndodhej në qelinë e burgut të Kavajës, pasi akuzohet se ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën. Në 8 korrik 2021, Malja u vizitua në burg nga gjyshja, që ishte siguruar që t’i sillte dhe informacione sesi ishin punët jashtë, pasi i mituri brenda përmendi emrin e Ibrahim Licit si autor. Gjyshja i qahej se kishte njerëz që i donin “të mbytur (të vrarë)”, ndërsa Malja e siguron se asgjë e keqe nuk do i ndodhë. Më pas, të dy kujdesen edhe për përgjuesit që ka në sallë.
BISEDA E PLOTË:
Transkriptimi i përgjimit të datës 8.7.2021
Ergys Malja: A ka ardhur ndonjë të qëndrojë te shtëpia? Gjyshja: Jo. Ergys Malja: Nuk ka ardhur Shaqja? Gjyshja: Ja mor po vjen Shaqja Ergys Malja: Pse? Gjyshja: Si po vjen Shaqja të na mari, ku po vjen Shaqja, po ça po bën? Ergys Malja: Hiç, po rri këtu. Gjyshja: Duke qëndruar këtu ëëë? Ergys Malja: S’kemi ç’a të bëjmë? Avokatin a e ke marrë? Gjyshja: Jo nuk dëgjoi avokati Ergys Malja: Nuk hyri as ai? Gjyshja: Jo nuk hyri, njëherë ma dha fjalën se u rregullova me të, kur erdhi puna m’i hëngri fjalët. Nuk mud të hyj më tha se e ka shteti, punët e shtetit më tha. Ergys Malja: Ai ka hall se… Gjyshja: Hë? Ergys Malja: Ai ka hall se unë dua të flas për ndokënd, për ata, a e kupton? Prandaj ai ka frikë se do të flasin, do të dalin në televizor. Gjyshja: Duan të pjekin. Ergys Malja: Ja moj…ashtu të tha Isufi ty? Gjyshja: Duan të na mbysin Ergys Malja: Po jo moj, po lere se nuk ka kush punë me ty po hajt. Gjyshja: Lëre se ka përgjues. Unë nuk di gjë thuaj. Ergys Malja: Unë i kam thënë, dua avokatin se s’bën. Gjyshja: Unë nuk kam frikë se pa avokat tani t’i bëjnë letrat si të dojë shteti. Pa avokat shtetit i bën letrat si të dojë vetë. Ergys Malja: Po hajt mos se tani po goditen punët, a dolin Byli e këta? Gjyshja: Ça bëjnë? Ergys Malja: Byli e këta a dalin? Gjyshja: Ku dalin mor, ata kanë punët e veta ata, unë nuk dal atje në rrugë. Ergys Malja: Aaaaaaaaaa Gjyshja: Prite Zot Ergys Malja: Shtëpisë t’i vësh çelësin dhe yjttttttt.
*Byli dhe Shaqja janë të afërm të Endri Mustafës
Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.
(k.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Ekspertët e shëndetit publik ngrejnë shqetësimin se fëmijët nuk po vaksinohen kundër fruthit. Janë prindërit ata që hezitojnë pasi dyshojnë se vaksina mund të s...
SHKODËR– Këto që po shihni më poshtë janë fotot e shkrepura nga Livadhet në Shkodër, vendi ku u gjet i vrarë Endri Mustafën, një ditë pas festës së K...
TIRANË– Banorët e Rinasit u ngritën ditën e sotme në protestë kundër vendimit të ARRSH për të bërë aksin rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin “Nënë T...
BOSNJE HERCEGOVINË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pa...