Art&Argëtim

Këngëtari i dedikon këngë Dua Lipës: Po përpiqem të bëj më shumë se një bashkëpunim

4 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA

SHBA- Albumi i dytë i këngëtarit Jack Harlow ‘Come Home the Kids Miss You’, do të mbërrijë këtë të premte dhe më shumë detaje vazhdojnë të dalin ndërkohë që dita e publikimit po afron. Nga disa deklarata të këngëtarit nuk po kuptohet në ai po përpiqet të flirtojë me Dua Lipan. 

Harlow ka publikuar së fundmi listën e kengeve të albumit nga ku shumë prej tyre janë bashkëpunime me disa yje ndërkombëtarë si Pharrell, Justin Timberlake, Lil Wayne, Kentucky Derby dhe Drake.

Sipas mediave të huaja, pas publikimit të listës së këngëve mori vëmendjen një këngë të quajtur “Dua Lipa”. Nuk dihet nësë këngëtarja me oigjinë shqiptare ka ndonjë raport me të.

Harloë më parë ngacmoi këngëtaren ku publikoi një pjesë nga kënga në fillim të kësaj jave. Ai postoi një fragment në Instagram duke kënduar një pjesë nga teksti .

“Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim me ty “,-tha ai.

 

 

A post shared by Jack Harlow (@jackharlow)

Si rezultat, zbulimi i shkurtër i fragmentit dhe i listës së këngëve ka bërë që Dua Lipa të jetë trend në Tëitter për dy ditë rresht. Kjo nuk është hera e parë që Jack shpreh admirimin e tij për yllin e popit. “Më pëlqen Dua Lipa”, tha ai për “Extra” kur u pyet për personin të cilin mezi priste ta takonte në Grammy. Së fundmi ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale. 

(j.c)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz dua lipa jack harlow dua lipa jack harlow

Sondazh

Poll