Art&Argëtim

Ylli i ‘Toddlers & Tiaras’ Kailia Posey ka ndëruar jetë në moshën 16-vjeçare

4 Maj 2022, 09:13 Nga DOSJA
Ylli i ‘Toddlers & Tiaras’ Kailia Posey ka ndëruar

SHBA-Ylli i “Toddlers & Tiaras”, Kailia Posey ka ndërruar jetë këtë të hënën në moshën 16-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë më dije nëna e saj Marcy Posey Gatterman, përmes një postimi në Facebook. Sipas Dailymail, ajo ka shkruar se humbi vajzën e saj të bukur, gjithashtu kërkon privatësi ndërsa vajtojnë për humbjen e Kailia.

Nuk kam fjalë apo mendime. Një vajzë e bukur ka ikur. Ju lutemi, na jepni privatësi ndërsa vajtojmë për humbjen e Kailia. Fëmija im përgjithmonë”, ka shkruar Gatterman.

Gatterman nuk ndau shkakun e vdekjes së vajzës së saj, megjithëse ka raporte në internet që pretendojnë se Posey ishte përfshirë në një aksident me makinë në Las Vegas.

Posey ishte një yll i ri në reality-shown TLC, i cili u shfaq nga viti 2009 deri në vitin 2013, i cili kishte në fokus familjet që përgatitnin fëmijët e tyre për të konkurruar në konkurset e bukurisë.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz kailia posey marcy posey gatterman toddlers & tiaras” kailia posey marcy posey gatterman toddlers & tiaras”

Sondazh

Poll