Art&Argëtim

Kanye West akuzohet nga pastori i Teksasit për vjedhjen e të drejtave të autorit

4 Maj 2022, 08:43 Nga DOSJA
Kanye West akuzohet nga pastori i Teksasit për vjedhjen e të drejtave

SHBA- Reperi amerikan Kanye West akuzohet për vjedhje të të drejtave të autorit. Pastori i Teksasit, David Paul Motten e ka quar në gjyq reperin e famshëm dhe e akuzon se ka “vjedhur” muzikën që ka luajtur në një nga predikimet e tij. Sipas pastorit, kjo muzikë është përdorur në këngën “Eja në jetë”.

Sipas Proto Thema, Motten ka paditur West pasi thotë se në 70 sekonda nga kënga 5 minuta e 10 sekonda dëgjohet zëri i tij.

Motten gjithashtu pretendon se zëri dhe predikimi i tij janë përdorur në hyrje të këngës dhe janë përsëritur gjatë gjithë këngës. Madje, ai shprehet se kjo taktikë përdoret vazhdimisht në industrinë e muzikës.

Pastori padit gjithashtu UMG Recordings, Def Jam Recordings dhe GOOOD Music, duke u kërkuar të gjithëve dëmshpërblim. Për momentin, pala e Kanye West nuk ka reaguar për këtë çështje.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz david paul motten kanye west david paul motten kanye west

Sondazh

Poll