Art&Argëtim

VIDEO/ Një tjetër incident në Hollywood, sulmohet në skenë Dave Chappelle

4 Maj 2022, 08:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Një tjetër incident në Hollywood, sulmohet në

SHBA-Komediani Dave Chappelle, dje u sulmua në skenën e Hollywood Bowl. Një video u postua nga pjësëmarrësit që ndoqën shfaqjen. Sipas Sky News, në pamje duket teksa komediani Chappelle ishte në skenë dhe një burrë i afrohet dhe përpiqet ta godas duke e shtyrë atë me forcë.

“Ishte një burrë trans,”- tha Chappelle me shaka duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike.

Në momentin e sulmit, Chappelle po performonte në “Is A Joke Fest’, një festival komedie në Los Angeles i organizuar nga gjigandi i transmetimit Netflix.

Dave Chappelle just got attacked on stage

pic.tëitter.com/E4gAfmkPgQ

— Hoodville (@Hoodville_) May 4, 2022

Sulmi ndaj Chappelle mund të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë në skenë dhe sulmojnë humoristët. Incidenti i parë ishte ai i aktorit Will Smith që goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz chris rock dave chappelle hollywood bowl will smith chris rock dave chappelle hollywood bowl will smith

Sondazh

Poll