Art&Argëtim

Psikologu e Amber Heard dëshmon për gjykatën: Johnny Depp ishte shumë xheloz

4 Maj 2022, 09:13 Nga DOSJA
Psikologu e Amber Heard dëshmon për gjykatën: Johnny Depp ishte

SHBA- Gjyqi mes aktorit johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard vazhdon. Këtë javë kanë nisur të jepet versioni i aktores mbi situatën pasi në dy javët e shkuara Johnny Depp së bashku me dëshmitarët e tij patën mundësi të tregonin versionin e tyre të historisë.

Zbulimet e bëra në gjykatë nga dëshmitari i parë i thirrur në gjykatë nga ekipi ligjor i Amber Heard i kanë habitur të gjithë. Dr. Don Hughes, një psikologe mjeko-ligjore me bazë në Nju Jork, përshkroi në gjykatë përvojat tronditëse të dhunës seksuale që Heard pretendon se kishte përjetuar në kohën kur ishte me Depp. 

Sipas Daily Mail, ndryshe nga sa dëshmoi disa ditë më parë në gjyq psikologu i Depp, i cili nuk diagnostikoi çrregullimin e stresit post-traumatik duke ekzaminuar aktoren, Hughes i tha gjykatës se Herd vuan në të vërtetë nga PTSD, shkaku i së cilës është dhuna në familje.

Dr. Hughes ndau me gjykatën skenat e dhunës së egër seksuale të përshkruara nga aktorja për Depp.

“Kur Depp ishte i dehur ose i droguar, ai e hidhte Herd në shtrat, i griste këmishën e natës dhe përpiqej të bënte seks me të. Ai e detyroi të bënte seks oral me të kur ai ishte i zemëruar. Këto nuk ishin momente të dëshiruara nga aktora por të detyruara”-tha ajo.

Sipas Dr. Hughes, një nga episodet më të rënda për Amber ka qenë momenti kur Depp preu gishtin gjatë zënkës me të. Psokologia në bazë të dëshmisë së Amber ajo tha se ai ishte i dehur dhe i vendosi një shishe brenda trupit të saj dhe në atw moment e ka goditur atë me shishen.

Dr. Hughes gjithashtu shtoi se Depp gjithmonë dëshironte të kontrollonte gruan e tij, duke i përsëritur asaj se nuk donte të xhironte skena nudo në filmat e saj dhe nuk donte të luante me disa filma për shkak të “xhelozisë së tij obsesive”. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz video galeri amber heard don hughes gjyqi i johnny depp johnny depp amber heard don hughes gjyqi i johnny depp johnny depp

Sondazh

Poll