Politike

Kriza politike/ Thirrja e Metës: Rikthim urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor

19 Korrik 2019, 08:25 Nga DOSJA
Kriza politike/ Thirrja e Metës: Rikthim urgjent në shinat e

Tiranë- “Rikthimi urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor”. Kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta në një takim lamtumire me Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Lea Stançiç.

Duke e falënderuar për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: “Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”.

Po kështu ai vlerësoi edhe kontributin e saj   për për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.

“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri”, – tha Presidenti Meta.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike thirrja e metës ilir meta kriza politike thirrja e metës

Sondazh

Poll