Politike

Ankesa e ish-drejtoreshës së Tatimeve, reagon Bashkia e Vlorës: Leja është dhënë në 2014, do ta ndjekim shqetësimin

18 Korrik 2019, 19:00 Nga DOSJA
Ankesa e ish-drejtoreshës së Tatimeve, reagon Bashkia e Vlorës:

VLORË- Pas ankesës së ish-Drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehajt lidhur me lejen e ndërtimit pranë banesës së saj, një reagim ka ardhur edhe nga Bashkia e Vlorës. Kjo e fundit ka vënë në dukje se leja e ndërtimit për pallatin ishte dhënë në vitin 2014.

Por edhe pse leja ishte dhënë nga paraardhësi i tij, Dritan Leli ka siguruar ish-drejtoreshën e Tatimeve se Bashkia e Vlorës do ta ndjekë me vëmëndje çdo shqetësim.

Subjekti ndërtues është i detyruar që çdo tre muaj të raportojë me shkrim në drejtorinë përkatëse të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit pranë bashkisë/komunës mbi ecurinë e punimeve. Në rast shkelje të kushteve ligjore të kësaj leje, do të merren masa konform ligjit deri në pezullimin e saj”, thuhet në shkresën e Bashkisë.

Reagimi i Bashkisë:

Ish-Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka sulmuar kryebashkiakun e Vlorës Dritan Lelin për shkak të Urbanistikës. Pas ankesës një reagim ka ardhur edhe nga Bashkia e Vlorës. Me anë të një shkrese është provuar që leja është dhënë në vitin 2014.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brisida shehaj dritan leli vlore brisida shehaj dritan leli vlore

Sondazh

Poll