Politike

Seanca e fundit/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ligji për mbrojtjen civile

18 Korrik 2019, 17:45 Nga DOSJA
Seanca e fundit/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ligji për

TIRANË- Gjatë seancës së fundit plenare për këtë sezon, Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro ndryshimet në Kodin Penal. Ndërkaq 11 deputetë kanë votuar kundër dhe 2 abstenuan për këto ndryshime. Parlamenti ka miratuar me 90 vota pro e 8 kundër edhe projektligjin për Mbrojtjen Civile.

Po ashtu në seancë janë miratuar edhe ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve me 106 vota pro, 1 kundër. Koncesioni Orikum-Dukat është miratuar me 77 vota pro, ndërsa ai i rrugës Milot-Balldren me 79 vota.

Ndërsa, sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se parashikimet e deritanishme të kodit kanë rezultuar se nuk garantojnë sipas standardeve të vendeve të BE-së veprimet e dhunës.

Sipas Ballës, dispozitat përkatëse në Kodin Penal për dënimin e këtyre fenomeneve ose kanë mangësi, ose japin dënime të lehta ose nuk ekzistojnë.

Parashikimet aktuale në Kodin Penal, rezulton se nuk garantojnë parandalimin për veprimet e dhunës. Dispozitat përkatëse në Kodin Penal për dënimin e këtyre fenomeneve ose kanë mangësi, ose japin dënime të lehta ose nuk ekzistojnë. Me qëllim dënimin e çdo veprimi dhune dhe parandalimin e dhunës në shoqëri, ne kemi propozuar ashpërsimi e dënimeve për veprat e dhunës ndaj policit, mjekut, sportistit, arbitrit, dhe trajnerit, funksionareve publike dhe të zgjedhurve, apo atyre që shërbejnë në shërbimin publik si dhe përfshirja e veprave të reja penale për adresimin e duhur të çështjeve të dhunës si akte që ngarkojnë me përgjegjësi penale.

Balla i përmblodhi në 7 blloqe kryesore ndryshimet që propozohen për Kodin Penal.

“Nevoja për ndryshime në Kodin Penal mbi çështjet për mbrojtjen e të drejtës së autorit vjen si pasojë e debatit të gjerë publik për rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë kundër kopjimeve apo përdorimeve të padrejta të veprave të të tjerëve. Ndryshimet që propozohen për ashpërsimin e dënimeve në veprimtarinë e lojërave të fatit janë pasojë e legjislacionit të ri në vend për ndalimin e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe bixhozit. Amendimet në lidhje me rendin dhe qetësinë publike janë pasojë e ankesave në rritje të qytetarëve anembanë vendit, që subjektet tregtare nuk respektojnë kërkesat e legjislacionit për zhurmat dhe synojnë ashpërsimin e dënimeve në rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara me ligj për zhurmat në mjedise që prishin qetësinë publike.

Propozon dhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor në rastet kur pasoja nuk vjen si rezultat i neglizhencës së mjekut. Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë klimën në të cilën profesionistet e shëndetit kryejnë detyrën e tyre dhe përmbushin misionin e tyre.
Propozon ashpërsim të dënimeve për mbajtjen e armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në kundërshtim me parashikimet ligjore apo pa leje të organeve kompetente si dhe të veprimeve që synojnë pengesat apo ndalimin me çdo mjet e mënyrë, të qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror.
Problematika e deri sotme në zbatimin dhe detyrimin e legjislacionit për mjedisin ka treguar se mjedisi nuk mund të mbrohet siç duhet vetëm përmes legjislacionit specifik/administrativ. Prandaj ky legjislacion duhet të plotësohet edhe me veprat penale në fushën e mjedisit dhe sanksionet përkatëse të parashikuara në Kodin Penal.
Gjithashtu, projektligji adreson dhe disa ndryshime të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore, si rishikimi i dispozitave ekzistuese që lidhen me sigurinë ushqimore dhe krijimin e figurave të reja të veprave penale. Këto ndryshime kanë rëndësi tejet të lartë në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore që është një komponent i sigurisë kombëtare, e lidhur ngushtësisht dhe me impakt të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe jetën e popullsisë”, u shpreh Balla.

 Sa i përket ligjit për Mbrojtjen Sociale, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se, përmes këtij projektligjit i jepet transformim qasjes ndaj fatkeqësive natyrore, planifikim afatgjatë dhe marrje e masave në kohë. Sipas saj, për herë të parë ngrihet Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Të gjitha ligjet e miratuara sot në Kuvendin e Shqipërisë:

-Miratohen me 96 vota pro 7 ndryshimet në Kodin Penal
-Miratohet me 96 vota pro projektligji për mbrojtjen civile
-Miratohet me 96 vota pro projektligji për mbrojtjen e faunës së egër
-Miratohet me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë
-Miratohet me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
-Miratohet me 106 projektligji për marrëveshjen e huasë së Fondit Shqiptar me KFW-në
-Miratohet me 84 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për koncesionet dhe partneritetin publik privat (Kufizimet)
-Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim koncesioni për rrugën Orikum – Llogara
-Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim koncesioni për rrugën Milot – Balldren
-Miratohet me 81 pro, 22 kundër, 3 abstenim projektligji për Akademinë e Shkencave
-Miratohet me 96 vota pro, 4 kundër, 7 abstenim projektligji për nismën e qytetarëve (Mund të paraqesin projektligje në Kuvend)
-Miratohet me 89 vota pro projektligji për ndryshimet për taksat kombëtare
-Miratohet me 107 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektvendimi për Rregulloren e Kuvendit
-Miratohet me 92 vota pro, 12 kundër, 2 abstenim projektligji për ndryshimet e ligjit për duhanin
-Miratohet me 89 vota pro projektligji për asistencën sociale
-Shtyhet me kërkesë të opozitës projektvendimi për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Shtyhet projektligji për ndryshimet për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji i mbrojtjes civile ndryshimert ne kodin penal seanca plenare 18 korrik 2019 ligji i mbrojtjes civile ndryshimert ne kodin penal seanca plenare 18 korrik 2019

Sondazh

Poll