Politike

Urimi për Celtic/ Presidenti Meta pushton sërish mediat botërore, ‘The Sun’: Po i çmend tifozët

18 Korrik 2019, 20:27 Nga DOSJA
Urimi për Celtic/ Presidenti Meta pushton sërish mediat botërore,

Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar Celtic për fitoren dhe kualifikimin ne fazën tjetër të Champions League. Tashmë Meta është kthyer në një personazh për mediat e huaja, kjo pasi ai ka përfunduar sërish si personazh për “The Sun“. 

Kjo pasi ai përgëzoi Celtic për fitoren e Ligës së Kampionëve në Sarajevë, duke lënë të kuptohet që së shpejti do t’i shohë nga stadiumi. 

Versioni skocez i The Sun shkruan se, Presidenti shqiptar, Ilir Meta përgëzoi Celtic për fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj Sarajevës.

“Urimet më të ngrohta @CelticFC për fitoren e merituar mbrëmë në @ChampionsLeague. Shpresoj që në ndeshjen e radhës me Nõmme Kalju të përjetoj live emocionet e fitores&të ritakohem me tifozët e mrekullueshëm celt. “Once you’re a Celt you’re always a Celt..Hail Hail”, shkruante Meta në urimin e tij.

Ndërsa Meta duket se është mbështetës i Celtic sepse ka luajtur një shqiptar, Rudi Vata. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, luajti 45 ndeshje për Celtic në mesin e viteve 1990 dhe i dhuroi një bluzë Metës, pas videos me tifozës.

Kujtojmë se video e Presidentit me tifozët e skuadrës nga Skocia, u bë gjatë vizitës së tij në Bosnjë për Samitin e Sarajevës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta me tifozet tifozet e celtic ilir meta meta me tifozet tifozet e celtic

Sondazh

Poll