Politike

‘Kryepolici i Fierit i dehur në timon’, denoncimi tek Berisha: Aksidentoi një person për vdekje, Policia fsheh ngjarjen

18 Korrik 2019, 18:09 Nga DOSJA
‘Kryepolici i Fierit i dehur në timon’, denoncimi tek Berisha:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili pretendon se drejtori i Policisë së Fierit ka shtypur për vdekje një person.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, Andon Marko ka aksidentuar një qytetar dy ditë më parë në zonën e quajtur kthesa e Vajkanit pasi po drejtonte i dehur makinën e punës.

“Në datë 16.07.2019 rreth orës 10 të darkës të kthesa e Vajkanit autostradën Fier-Lushnje duke qënë i dehur me raki si përdita ka goditur një person me makinën e tij të punës duke e lënë të vdekur në vend dhe Policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen,“-shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

Ende nuk dihet nëse denocimi në fjalë është i vërtetë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Fierit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksident ne fier andon marko fier policia e fierit sali berisha aksident ne fier andon marko fier policia e fierit sali berisha

Sondazh

Poll