Politike

Malaj ironizon socialistët: Rilindasit do shkarkonin edhe Papa Françeskun, po të kishin fuqi mbihyjnore

18 Korrik 2019, 19:17 Nga DOSJA
Malaj ironizon socialistët: Rilindasit do shkarkonin edhe Papa

TIRANË- Arben Malaj ka reaguar sërish, pas kërkesës për shkarkimin e tij nga Banka e Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ka ironizuar sërish socialistët në profilin e tij në fb teksa ka dy fjalë për ata që i cilëson “inicuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”, ku mes të tjerash shkruan se PS do ishte gati të shkarkonte edhe Papa Françeskun nëse do kishte fuqi mbihyjnore.

Postimi i plotë i Arben Malajt: 

Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, Karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integriitetin njerezore dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bere bere te hidhni poshte fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk denohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga deshtimi i keq-qeveries se saj deri ne vjedhjet e persertura nga brenda dhe jashte saj.

Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese).

Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errta dhe sekrete ne bote po behet me transparente, dhe po denohen abuzuesit e saj.

Falenderoj zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhene fuqi mbihyjenore te kerkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes.

Dite te mbare.

Arbeni

Ky eshte opsioni tutulli im per kete artikull.

Për qokën e kolegut të respektuar Besart Kadia.

“Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”.

Eleanor Roosevelt.

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të bëra publike. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij. Malaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, u shpreh se argumentet që kanë paraqitur socialistët, janë argumenta me nuanca të qarta politike. (lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj ps sharkon malajn arben malaj ps sharkon malajn

Sondazh

Poll