Art&Argëtim

Bëhet baba për herë të parë, Reperi: Jam i emocionuar për kapitullin e ri

4 Maj 2022, 06:52 Nga DOSJA
Bëhet baba për herë të parë, Reperi: Jam i emocionuar

SHBA- Reperi amerikan Austin Richard Post, i njohur me emrin Post Malone do të bëhet për herë të parë baba. Post Malone e ka bërë me dije lajmin e bukur. Sipas mediave të huaja, e dashura e reperit, të cilën e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ai u shpreh se është më i lumtur se kurrë më parë.

“Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time, jam më i lumturi që kam qenë ndonjëherë dhe që kur mbaja mend isha i trishtuar. Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi, dhe të përhapim sa më shumë dashuri çdo ditë.”, tha Post Malone.

Post Malone dhe dashura e tij e festuan ngjarjen e bukur të tyre me familjen gjatë fundjavës . Reperi po përgatitet për albumin e tij të ri “Tëelve Carat Toothache”, që do të lançohet me 3 Qershor.  

(d.d)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz post malone post malone

Sondazh

Poll