Aktualitet

‘Xhelozi obsesive’/ Psikologu: Heard ka çrregullime, vuan nga dhuna e shkaktuar nga Depp

4 Maj 2022, 05:26 Nga DOSJA
‘Xhelozi obsesive’/ Psikologu: Heard ka çrregullime, vuan nga

SHBA– Aktorja Amber Heard u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga Johnny Depp dhe pësoi PTSD. Kështu u deklarua gjatë seancës gjyqësore e cila po vijon prej disa javësh. Kjo ishte dëshmia e Dr Dawn Hughes, psikolog, gjatë gjyqit në Fairfax, Virxhinia, raporton Skynews.

Gjatë ditës, një ekspert financiar vlerësoi se Depp kishte pësuar humbje prej rreth 40 milionë dollarësh. Mirëpo kjo u la pak në hije pasi Hughes tha në gjykatë se ka raportet e abuzimit fizik dhe seksual ndaj Heard. Depp mohon se ka sulmuar fizikisht Heardin dhe pretendon se ajo ishte agresore në marrëdhënien e tyre.

Dr Hughes, në dëshminë e saj, tha se aktorja e kishte pranuar se ajo ndonjëherë e shtynte Depp-in, e thërriste me emra dhe e fyente. Por kishte një ndryshim, tha ajo – dhuna e Depp ishte frikësuese dhe kërcënonte sigurinë e Heard.

Pjesa më e madhe e dhunës, pretendoi psikologu, erdhi nga “xhelozia obsesive” e Depp. Ai këmbënguli që ajo të shmangte skenat nudo, kritikoi ambicien e saj dhe e akuzoi aktoren se kishte lidhje me yje të tjerë si Billy Bob Thornton dhe James Franco. 

DISA NGA MOMENTET NGA SEANCAT:

• Pasi dëshmitari i fundit i Depp mbaroi dëshminë e tij, ekipi i Heard paraqiti kërkesën për pushimin e çështjes – por gjyqtari vazhdoi me seancën

• ‘Ajo është abuzuese,’ i tha gjykatës avokati i Depp, Ben Chew, për Heardin, ndërsa ai argumentoi për çështjen.

• Kontabilisti mjekoligjor Michael Spindler tha se ai besonte se Depp ‘kishte humbur te ardhura prej rreth 40 milion dollarë’

• Eksperti psikolog Dawn Hughes tha se Heard ka çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) të shkaktuar nga abuzimi i Depp-it

• Dr Hughes raportoi pretendime të detajuara grafike të abuzimit seksual për të nga Heard , duke përfshirë një incident gjatë udhëtimit famëkeq në Australi

Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje për një rubrikë ajo shkroi për abuzimin në familje në ëashington Post në dhjetor 2018 – edhe pse nuk përmendi emrin e tij.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore showbiz amber heard amber heard

Sondazh

Poll