Aktualitet

Vrasja e Arben Zylyftarit, ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili

3 Maj 2022, 13:39 Nga DOSJA
Vrasja e Arben Zylyftarit, ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili

TIRANË– Genc Tafili është ekstraduar nga Gjermania, katër muaj pas arrestimit të tij në aeroportin e Frankfurt. 42-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, është arrestuar në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, teksa planifikonte të udhëtonte më 31 dhjetor drejt Stambollit. Avokati i tij, Sokol Koçiu është shprehur në një rononcim për gazetaren e Panorama Nikoleta Kovaçi, se Tafili ka pranuar ekstradimin ndërsa ka shkuar se brenda pak ditësh do të dorëzojnë kërkesën për lirim me kusht sipas ligjit. 

“Ka pranuar ekstradimin, për pak ditë dorëzojmë kërkesën për lirim me kusht sipas ligjit”, ka deklaruar ai.

42-vjeçari u lirua nga burgu me kusht në vitin 2017-të nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Ai kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht, për tu larguar jashtë vendit. Në maj të 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit, e duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar. Personat që dyshohet se janë qëlluar janë Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili. Policia arrestoi në atë kohë Admir Tafilin, ndërsa sot Genc Tafili.

LEXO EDHE KËTË:

U ekstradua sot, jeta e Tafilit, vrasësit të Zylyftarit mes burgut e arratisë (Hakmarrja)

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet genc tafili genc tafili ekstradohet genc tafili genc tafili

Sondazh

Poll