Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg të vdekurin, Shoqata: S’i latë në paqe, Kuçi vrau veten

3 Maj 2022, 18:17 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë lë në burg të vdekurin, Shoqata: S’i

TIRANË– Gjykatat në Shqipëri kanë lënë në burg një të vdekur. Bëhet fjalë për Saimir Kuçin, një nga anëtarët e grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”, i cili vrau veten në shtëpi mbrëmjen e 21 marsit. Por, Gjykata e Lartë është mbledhur më 12 prill dhe e ka lënë në burg Kuçin. Lajmi është bërë me dije nga një status në facebook, të bërë nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare.

Statusi i plotë:

VETINGU I YURI KIM & SUARECA

GJYKATAT PASI MBARUAN ME TE GJALLET TANI PO DENOJNE EDHE TE VDEKURIT I vdekuri del para zotit apo para gjykates?! Te vdekurit pasi i kryhen ritualet pritet qe te ballafaqohet ne boten e pertejme me zotin , por jo ne realitetin shqiptar i cili si gjithmone cudiberes i ballafaqon te vdekurit me gjykaten. I tille ka qene rasti i te ndjerit Saimir Kuçi i cili kreu vetevrasje ne date 20 mars ne shtepine e tij ne Yzberisht i ndodhur ne kushtet e “arrestit ne shtepi”. Por ky fakt nuk ka perbere aspak problem per instancen me te larte, Gjykaten e Larte e cila eshte mbledhur me 12 prill te ketij viti per te lene ne fuqi masen e arrestit me burg per te ndjerin. Mir te ndjerit qe nuk po i lene te prehen ne paqe por me keto vendime po cenojne besueshmerine e publikut tek pushteti gjyqesor , seriozitetin dhe perkushtueshmerine ne gjykimin e ceshtjeve , duke u kthyer keshtu ne institucione qesharake dhe aspak dobiprurese.

Kuçi u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest shtëpie’. Por, ai vrau veten.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë nazmi çangu saimir kuçi gjykata e lartë nazmi çangu saimir kuçi

Sondazh

Poll