Aktualitet

Alarmohet nëna nga Burreli: S’i dërgojmë dot fëmijët në kopësht, dalin me të nxira e qepje

3 Maj 2022, 21:05 Nga DOSJA
Alarmohet nëna nga Burreli: S’i dërgojmë dot

BURREL– Një nënë nga Burreli është shqetësuar pasi në çerdhen nr. 2 të Burrelit para 5 ditësh një fëmijë është rrëzuar dhe pasi është dërguar në spital është qepur me 3 penj afër vetullës. Në një denoncim të bërë në JOQAlbania, gruaja shkruan se sipas saj edukatorja me iniciale L.D., nuk është e aftë dhe aspak e kujdesshme me fëmijët pasi ky nuk është incidenti i parë që ndodh në këtë grup. Ajo shkruan se të gjithë janë të frikësuar pasi jeta e fëmijëve është në rrezik dhe askush nuk po merr ndonjë masë.

Shqetësimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, Une qe po iu shkruaj jam nene e nje vajze 1 vjeç … kam vajzen ne çerdhen nr2 te qytetit te burrelit. Para 5 ditesh ne cerdhen nr 2 te qytetit Burrel eshte rrezuar nje femije dhe si pasoje eshte derguar ne spital ku eshte qepur siper vetulles me 3 penje.. ka demtuar dhe dhembet..une kam vajzen aty ne po te njejtin grup..nga kjo ngjarje nuk eshte marr asnje mase..e dergoj vajzen gjith frike pasi Edukatorja L.D nuk eshte fare e kujdesshme me femijet… Nuk eshte ngjarja e pare qe i ndodh kesaj edukatorje…Nga kjo ngjarje jemi shume te frikesuar…Nuk kemi ku ti dergojme femijet pasi jemi ne pune …. Ju lutem bejeni publik lajmin qe jeta e femijeve tan mos te jete ne dore te personave te paafte per pune…!! Si mama do ju lutesha qe kjo ngjarje te mos anashkalohet qe te mos ndodhin me te raste se po detyrohemi ti marrim femijet me vete ne pune.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet burrel kopshtet ne burrel burrel kopshtet ne burrel

Sondazh

Poll