Aktualitet

GJKKO konfiskon pronat e Mahmutajt, deputeti: I kam bërë me djersë. Berisha: E ndjekim

3 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
GJKKO konfiskon pronat e Mahmutajt, deputeti: I kam bërë me

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj, që iu bashkua Kuvendit të mbajtuar më 30 prill dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky vendim ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën e shfrytëzimit të prostitucioni në Itali dhe ish-subjekt i operacionit Forca e Ligjit. Për pasojë 22 pasuri të tre vëllezërve Mahmutaj, mes te cilave ndodhen edhe të deputetit të PD-së, janë sekuestruar. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda, bëhet me dije se deputetit Mahmutaj i janë sekuestruar dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet që nuk i justifikonte me të ardhurat e tij. Ndonëse ishin deklaruar si të ardhura nga emigracioni, gjykata vlerësoi se pauritë e Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe ka dyshime që burojnë nga krimi, për sa kohë një prej vëllezërve rezulton të jetë i dënuar.

Vetë deputeti Kasëm Mahmutaj është shprehur se gjithçka në jetën e tij e ka arritur me punë. Në një prononcim për “5 Pyetjet.al”, Mahmutaj është shprehur se procesi vijon në Apel pasi vendimi i GJKKO-së nuk është i formës së prerë. Ai shton se nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën e të vëllait të tij dhe se çdo pronë e ka blerë me sakrificat e tij, të bashkëshortes e fëmijëve. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me këtë vendim. Lideri historik i PD-së tha se po ndjek zhvillimet pavarësisht se fakti që ky vendim erdhi pas përfshirjes së Mahmutajt në Kuvendin e 30 prillit dhe në një ditë pushimi, është dyshues për të.

Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga gjykata e Veronës në nëntor të vitit 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tetë vjet burg në të njejtin vit. Ndërkohë që në 2020-n pasuritë e të dënuarit dhe familjarëve të tij u vendosën në lupën e OFL-së e më pas nën hetim nga SPAK. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij u është lënë pa konfiskuar vetëm një banesë për motive sociale dhe strehimi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sot iu sekuestruan pronat, kush është Mahmutaj, deputeti nga Berati që e mundi Sinaj i LSI

Pallat, toka, makina e biznese, LISTA me pronat e sekuestruara të vëllezërve Mahmutaj

Kush është ‘Gazi’, vëllai i deputetit të PD që iu sekuestruan pronat, prostitucion e drogë

I sekuestruan pronat, deputeti i PD: S’kam me vëllanë, i kam bërë me punë, procesi në Apel

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt

Sondazh

Poll