Politike

Video e Metës me tifozët e Celtic, ‘The Times’: U bashkua grupit të Snoop Dogg dhe Jannifer Love

Meta është tani pjesë e një liste të gjatë personalitetesh botërore që mbështesin skuadrën skoceze të futbollit
Featured image of article: Video e Metës me tifozët e Celtic, ‘The Times’: U bashkua grupit të Snoop Dogg dhe Jannifer Love Ilir Meta me tifozët e Celtic

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë në një postim në Facebook, shfaqej me një grup tifozësh të Celtic. Kjo video e Metës “pushtoi” mediat ndërkombëtare, ku sot ka shkruar dhe “The Times”.

Meta është tani pjesë e një liste të gjatë personalitetesh botërore që mbështesin skuadrën skoceze të futbollit. Sipas ‘The Times’ presidenti  është bashkuar me reperin Snoop Dogg, dhe aktoren Jennifer Love Hewitt, të cilët janë mbështetës së skuadrës skoceze.

Pasioni i Snoop Dogg për klubin e famshëm skocez u ndez kur ai ndoqi në aksion Celtic teksa mundi Barcelonën në një ndeshje të Champions League në 2012, ndërsa këngëtari do të shprehej se ishte gati të investonte në këtë klub

Kurse dashuria e Heëitt për klubin e pati zanafillën nga ish-i dashuri i saj, aktori Ross McCall, i cili u shfaq në një takim të madh me tifozët veshur me fanellën e Celtic”.

Ndërsa Meta duket se është mbështetës i Celtic sepse ka luajtur një shqiptar, Rudi Vata. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, luajti 45 ndeshje për Celtic në mesin e viteve 1990 dhe i dhuroi një bluzë Metës, pas videos me tifozës.

Kujtojmë se video e Presidentit me tifozët e skuadrës nga Skocia, u bë gjatë vizitës së tij në Bosnjë për Samitin e Sarajevës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment