Aktualitet

Dyshohet se vrau foshnjen në Korçë! Identiteti i 40-vjeçares, mostrat dërgohen në Tiranë

3 Maj 2022, 09:10 Nga DOSJA
Dyshohet se vrau foshnjen në Korçë! Identiteti i

KORÇË– Valmira Hasimllari, është 40-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë foshnjen e saj, në Korçë. Mostrat e foshnjës së gjetur pa jetë një ditë më parë, e mbyllur në një valixhe dhe e lënë në një dollap janë dërguar për t’u ekspertuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Bashkëshorti i 40-vjeçares një ditë më parë jashtë kamerave tregoi se ka dyshime të forta për atësinë. Nga ana tjetër 40-vjeçarja nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatzënisë së saj dhe lindjes së foshnjës, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Gjatë dy ditëve oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje familjarë të 40-vjeçares, bashkëshortin e saj si dhe fqinjët që kanë pasur kontakte me të. 40-vjeçarja jetonte në një lagje periferike të qytetit të Korçës me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autizmit si dhe bashkëshortin e saj i cili më shumë qëndronte në emigracion sesa pranë familjes.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e foshnjes në Korçë! Del ekspertiza: Fetusi ishte i formuar, ajo e abortoi

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nena vret foshnjen ne korce valmira hasimllari nena vret foshnjen ne korce valmira hasimllari

Sondazh

Poll